Tetor 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Votuesit nuk kishin alternativa, kishin presione

OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Votuesit nuk kishin alternativa, kishin presione

KMA NEWS / OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Votuesit nuk kishin alternativa, kishin presione

Nga Kujtim Vani

kujtimShefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover ka publikuar sot raportin e plotë të OHDRIT ku tha se kanë vërejtur shumë gjera. Ajo u shpreh se  zgjedhësit nuk patën mundësi reale përt ë zgjedhur, por vetëm votuan.

“Zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur. Në31 bashki kandidatët ishin pa kundërshtar. Pati pretendime nga qytetarët se ishin në presion nga të gjitha palët. Përplasjet poltike cuan në pasiguri juridike”, tha Glover.

Audrey Glover u shpreh gjatë fjalës së saj se KQZ nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë, pasi s’ka qenë transparente.

“KQZ nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve të saj”, u shpreh Glover.

Fjala e përfaqësueses së OSBE/ODHIR:

Unë do të doja t’ju falenderoja që jeni sot këtu dhe MJEP që na ka ftuar për të vëzhguar këto zgjedhje dhe autoritetet gjithashtu partitë politike dhe shoqërinë civile.

Këto janë zgjedhjet e 14 qe OSBE vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që në 23 Maj e më pas kanë ardhur vëzhguesit afat gjatë dhe ata afatshkurtër.

Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë.

Ne jemi të paanshëm dhe lëm faktet të flasin për ne.

Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet ne i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë që ka.

Zgjedhjet janë mbajtur pa marrë parasysh kërkesat e elektoratit, opozita vendosi të mos merrte pjesë në zgjedhje e ndërkohë që qeveria ishte e vendosur.

Në këtë pikë të një ngërçi politikë zgjedhësit nuk patën ndodnjë mundësi reale për të zgjedhur.

Në 31 bashki nga 61 ata garuan kandidat pa kundërshtar. Ndërkohë që ka pasur pretendime të besueshme se ishin në presion nga të dyja palët. Shumë vendime të administratës zgjedhore janë marrë duke pasur parasysh garantimin e këtyre zgjedhjeve, ajo që ishte e rendësishme ishte që procesi u zhvillua pa trazira.

Këto zgjedhje janë zhvilluar në një mjesdi tejet të ngarkuar dhe ndikuar politikisht.

Qysh atëherë opozita ka vazhduar të zhvilloj protesta disa prej të cilave kanë qënë të dhunshme.

Presidenti bëri disa dekrete megjithatë kryeministri ishte i vendosur për zgjedhjet.”

Ambasadorja e e OSBE-OHDIR, Andrey Glover ka thënë se misioni që ajo drejton nuk e ka mbyllur ende punën. Ajo u shpreh se për 2 muaj do të publikohet raporti i plotë dhe më pas aty do të tregohhen të gjitha gjetjet.

Por në konfrencën për shtyp Glover u pyet nëse do të vijnë sërish në tetor kur të ketë zgjedhje pasi ësthë dekretuar një datë nga Presidenti. Ajo u shpreh se nuk ishte në dorën e saj nëse do vinte apo jo, pasi OSBE shkon për monitorim vetëm kur e thërasin. Dhe në këtë rast ajo u shpreh se do të kthehen sërish në Shqipëri vetëm nëse autoritet vendase do t-i ftojnë.

Por kur u pyet nëse këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme Glover tha: Siç e dini ne nuk e përdorim më frazën të lira dhe të ndershme. Sepse mund të ndodhë që të jenë të lira por jo të ndershme dhe anasjelltas. Por në raportin përfundimtar i identifikojmë dhe fushat që mendojmë se kanë nevojë për punë.

About The Author

Related posts