Tetor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rezultatet LIVE/ Vijon numërimi i votave në Bashkitë e vendit për Kryetar dhe Këshill Bashkiak, ja fituesit

Rezultatet LIVE/ Vijon numërimi i votave në Bashkitë e vendit për Kryetar dhe Këshill Bashkiak, ja fituesit

KMA NEWS / Rezultatet LIVE/ Vijon numërimi i votave në Bashkitë e vendit për Kryetar dhe Këshill Bashkiak, ja fituesit

Përfundon numërimi i 395 nga 919 kuti në Tiranë, ku kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj  ka marrë 4,253 vota ndërsa kandidati socialist  Erion Veliaj ka marrë 64,613 vota. Sipas informacioneve në numërimin e 5 kutive të para në KZAZ-në nr. 39 në  Tiranë, Veliaj ka marrë 788 vota dhe  77 për Skënderaj. Në KZAZ-në 39 104 vota kanë qenë të pavlefshme.

Dropull, numërohet 37 nga 40 kuti, 2,246 vota për Dhimitraq Toli

Divjakë, numërohen 24 nga 70 vota  4,589 Fredi Kokoneshi

Belsh, numërohen 37 nga 41 kuti, Arif Tafani merr 5,940 vota. Jashar Elezi ka marrë 150 vota në 37 kuti të numëruara.

Berat, përfundon numërimi në 26 nga 125 kuti votimi. Plarent Aleksi merr 170 vota, Pavlo Shkarpa merr 284 vota. Berat, Ervin Demo ka marrë 3,216 vota ose 87.63% në 26 kuti votimi.

Bulqizë, ka përfunduar numërimi në 13 nga 55 kuti votimi. Ilir Balla ka marrë 125 vota, Lefter Alla 2,300 vota

Cërrik, përfundon numërimi për 15 nga 60 kuti votimi. Andis Salla ka marrë 1,749 vota, Merita Xhika 98.

Delvinë, përfundon numërimi në 2 nga 24 kuti votimi. Majlinda Qilimi ka marrë 244 vota në 2 kuti të numëruara. Ka përfunduar numërimi edhe për Këshillin Bashkiak, ku Partia Socialiste fiton me 245 vota ose 100%.

Devoll, përfundon numërimi në 26 nga 54 kuti votimi. Eduard Duro ka marrë 3,204 vota, Fezi Shaholli 249 vota. Ylli Cenkolli ka marrë 49 vota dhe Artur Porpollogu 139 vota.

Dibër, përfundon numërimi në 29 nga 118 kuti votimi. Dionis Imeraj ka marrë 3,329 vota dhe Shkëlzen Qoka 407 vota.

Durrës, ka përfunduar numërimi për 6 nga 324 kuti votimi. 81 vota për Valbona Sakollari dhe 793 vota për Valbona Sako

Elbasan, përfundon numërimi për 62 nga 235 kuti votimi. Gentian Llatja ka marrë 9,517 vota.

Fier, ka përfunduar numërimi në 44 nga 226 kuti votimi. Armando Subashi ka marrë 7,388 vota nga 44 kuti të numëruara.

Finiq, përfundon numërimi në 5 nga 54 kuti votimi. Finiq, 307 vota për Kristo Kiço dhe 252 vota për Leonidha Hristo.

Ka përfunduar votimi në Fushë Arrëz, në 16 nga 16 kuti votimi. Kandidati socialist Fran Tuci fiton zgjedhjet me 2,462 vota.

Gjirokastër, ka përfunduar numërimi në 4 nga 70 kuti votimi. Flamur Golemi ka marrë 877 vota nga numërimi të 4 kutive të votimit. Gjirokastër, përfundon numërimi edhe për kandidatët për Këshill. Për Këshill, BD ka marrë 14 ose 2.03%, PGJ 22 vota ose 3.19%, G99 ka marrë 18 vota ose 2.61%, ADK me 29 vota ose 4.2%, PSM ka marrë 66 vota ose 9.57%. PSD 112 vota ose 16.23%, PS ka marrë 422 vota ose 61.16%.

Gramsh, ka përfunduar numërimi për 26 nga 63 kuti votimi. 352 vota për Sabri Ibrahimi, 4,338 vota për
Klodian Tace.

Has, 16 nga 34 kuti të numëruara, 1,747 vota për Liman Morina.

Kamëz, janë numëruar 48 kuti nga 127, 3,886 vota për Rakip Sulin, ndërsa Ramiz Gjeta ka marrë 184 vota. Has, përfundon numërimi për Këshilltar Bashkiak:  PS ka marrë 250 vota, BD 25 vota, AAK 56 vota, PSD me 140 vota, PDK 44 vota, PSD 56 vota.

Himarë, ka përfunduar numërimi për 38 nga 38 kuti të votimit. Jorgo Goro fiton zgjedhjet me rezultatin 4,209 vota. Himarë, për Këshillat, PS ka marrë 4,209 ose 93.78%, BD ka marrë 8 vota ose 2.07% dhe PSP 2.59% ose 10 vota.

Klos, numërohen 26 nga 32 kuti, 1,455 vota për Bedri Hoxha. Nga kutitë e numëruara Ilmi Hoxha ka marrë 2,918 vota.

Kolonjë, ka përfunduar numërimi i votave për 34 nga 34 kuti. Erion Isai ka fituar me 4,279 vota përballë Fatjon Feka që ka marrë 304 vota gjithsej. Kolonjë, ka përfunduar numërimi edhe për Këshill Bashkiak: PS ka marrë 48.08% ose 175 vota, PSD 35.44% ose 129 vota, P.GJ ka marrë 4.4% ose 16 vota, AAK 5.77% ose 21 vota. 

Konispol, përfundon numërimi në 17 nga 17 kuti votimi. Shuaip Beqiri fiton zgjedhjet me 3,328 vota. 

Korçë, ja përfunduar numërimi për 75 nga 167 kuti votimi. Leonard Olli ka marrë 702 vota, Sotiraq Filo 9,718 vota.

Krujë, Artur Bushi ka marrë 6,271 vota nga 29 kuti të numëruara.

Kukës, ka përfunduar numërimi në 26 nga 88 kuti votimi.  Safet Gjici kryeson listën me 2,999 vota përballë Abedin Oruci me 675 vota gjithsej.

Përmet, ka përfunduar numërimi për 10 nga 29 kuti. Përmet, Alma Hoxha ka marrë
1,283 vota në 10 kuti të numëruara.

Vijon…

About The Author

Related posts