Nëntor 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Hillary Klinton i shkruan Ramush Haradinajt: Ja çfarë më tregoi bashkëshorti për ju

Hillary Klinton i shkruan Ramush Haradinajt: Ja çfarë më tregoi bashkëshorti për ju

KMA NEWS / Hillary Klinton i shkruan Ramush Haradinajt: Ja çfarë më tregoi bashkëshorti për ju

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Klinton, i ka dërguar një letër kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Klinton e cila nuk mundi të ishte pjesë e manifestimit, për 20-vjetorit e çlirimin e Kosovës në qershor, i ka shkruar sot Haradinajt për ta falënderuar për ftesën.

Ish-sekretarja thotë se burri i saj, Bill Clinton, i ka treguar se sa madhështore ishte dita e çlirimit. Ndërkohë, Haradinaj në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Clinton do të mbetet gjithmonë mikja më e veçantë e Kosovës.

Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!”, shkruan Haradinaj.

About The Author

Related posts