Nëntor 13, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ndryshime në ligjin për dhënjen e Nënshtetësisë

Ndryshime në ligjin për dhënjen e Nënshtetësisë

KMA NEWS / Ndryshime në ligjin për dhënjen e Nënshtetësisë

Për marrjen e nënshtetësisë shqiptare zv/ministrja Rovena Voda ka deklaruar se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare. Ajo ka paralajmëruar se do të ketë ndryshim në ligjin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare.

Ajo shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë por nga lidhjet etnike ndërsa u shpreh se shteti shqiptar mbetet i angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare.

“Të lindurit apo banuesit në Shqipëri nuk do të mbeten pa nënshtetësi. Pasaportë dhe për investitorët që kanë interes kombëtar”, është shprehur ajo.

Theksojmë se zv/ministrja deklaroi se nënshtetësitë e dhëna nga presidenti i Republikës që rezultojnë me probleme me ligjin, mund të hiqen me propozim të ministrit të Brendshëm.

About The Author

Related posts