Shtator 22, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti Meta: “Pa zgjedhje s’ka ndëshkim për politikanët”

Presidenti Meta: “Pa zgjedhje s’ka ndëshkim për politikanët”

KMA NEWS / “Pa zgjedhje s’ka ndëshkim për politikanët”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm lidhur me krizën politike në të cilën ndodhet vendi, ku thotë se e vetmja zgjidhje për të dalë prej saj janë zgjedhjet.

Meta rikthen në vëmendje datën 18 Tetor ku do të jepet vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë, teksa shrehet se pa demokraci rruga e vendit tonë drejt BE-së është e pamundur.

Postimi i Metës:

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

18 tetori po afron!

About The Author

Related posts