Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Florian Marku triumfon me një fitore spektakolare në Londër

Florian Marku triumfon me një fitore spektakolare në Londër

KMA NEWS / Florian Marku, ka shënuar fitoren e pestë radhasi pa asnjë humbje

Nga Kujtim Vani, LondërKujtim VANI

Florjan Marku, bokstieri i talentuar shqiptar ka mposhtur në Londër bokstierin e njohur Mirosllav Serban duke e çuar në 5 numrin e fitoreve pa asnjë humbje.

0006130Boksieri shqiptar i cili tashma ka fituar edhe simpatinë dhe zemrat e britanikëve, ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer duke mundur Çekun e rrezikshëm siç e përshkruan mediat angleze Serban, alias (Lumberjack).

Ajo që ra në sy veç lojës luftarake dhe teknike të Markut ishte edhe qetësia që ruajti gjatë gjithë ndeshjes, gjë që bëri që ai mos të gabonte në asnjë çast dhe të dilte fitimtarë pas raundit të gjashtë.

0006136Për të mbështetur Markun, veç qindra bashkatdhetarëve të tjerë kishin ardhur edhe futbollistët e njohur dhe shumë të dashur për publikun mbarëshqiptarë, Granit Xhaka, Grezda që kishte udhëtuar nga Skocia dhe Ajeti e Mustafi, të cilët brohoritën dhe bënë thirrje për fitore gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu këtë here kishin ardhur tifozë edhe nga Australia e largët.0006106

Florian Marku tashmë po udhëton drejt majave më të larta të boksit me një shpejtësi të madhe dhe i bindur për kurorzimin e trofeut ndërkombtar.

Marku tha për Fax News se, synon trofeun e madh dhe shprehet i bindur se do ta fitoj atë dhe dëshira e tij është të zhvilloj një ndeshje në Shqipëri si kampion bote. Ai shprehet se “jamë krenar që jam shqiptar”.

Megjithëse kishte një listë të gjatë boksierësh për tu ndeshur me Markun, asnjëri prej tyre nuk dëshiroj të përballej me boksierin shqiptar, pasi e dinin se çfarë i priste, pra i trembeshin humbjes së sigurtë. Ishte Serban, I cili pretendonte ta sfidonte Markun dhe ta ndalonte në revanshin e fitoreve të tij të një pasnjëshme, por që edhe ai dështoj përballë gjigandit shqiptar.

fitoreEdhe trajneri i Markut, Josh Burnham në një prononcim për Fax News, shprehet optimist për të ardhme Markut.

Kështu Florian Marku ka arritur që të siguroj fitoren e pestë radhasi nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri më tani nga të cilat katër të parat me nokaut.

Sipas medies britanike, Marku shumë shpejt do të bëhet një legjendë e Shqipërisë.

About The Author

Related posts