Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Një shqiptar në garë për asamblenë e shtetit të Nju Jorkut

Një shqiptar në garë për asamblenë e shtetit të Nju Jorkut

KMA NEWS / Një shqiptar në garë për asamblenë e shtetit të Nju Jorkut

Marko Kepi, një i ri shqiptaro-amerikan, fillon sot fushatën për asamblenë e shtetit të Nju Jorkut. Kepi, i cili ka shkuar në SHBA në moshë të vogël, tha për Zërin e Amerikës se në lagjen Staten Island, ku ai garon, ka mjaft shqiptarë por shumë prej tyre nuk regjistrohen për të votuar. Kandidati i ri republikan thotë se shpreson që të mobilizojë këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret. Me zotin Kepi bisedoi në Staten Island kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Marko Kepi nuk ka qenë ndonjëherë politikan, por ka punuar për fushatat e të e tjerëve.

Ai do të bëjë fushatë së pari në garën brenda partisë republikane në këtë zonë, ku tradicionalisht republikanët fitojnë ndaj demokratëve.

Marko Kepi thotë se shqiptarët janë komunitet shumicë në Staten Island, por fondet i marrin komunitetet e tjera që janë të regjistruar në zgjedhje.

Marko Kepi ka në plan të luftojë për disa çështje që i intersojnë komunitetit që ai përfaqëson:

Ai erdhi në Amerikë si shumë shqiptarë të tjerë dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë./voa/

About The Author

Related posts