Nëntor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme

PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme

KMA NEWS / PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Kolegjit të Kryetarëve të PD që të punojnë si të ketë zgjedhje nesër.

Mbledhja e 61 krerëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë, e zhvilluar sot në mbrëmje, kishte në fokus riorganizimin e partisë. Ka qenë një porosi e rëndësishme e zotit Basha që u është deleguar atyre, duke u nisur nga fakti se gjatë gushtit në të gjitha degët e PD-së ka pasur riorganizim të strukturave dhe mbi këtë analizë është bërë edhe mbledhja e pasdites së të shtunës. Duket se Partia Demokratike do ta përshpejtojë parapërgatitjen për zgjedhje.

Kreu i PD është shprehur se duhet të nisin përgatitjet për zgjedhjet duke ngritur shtabet elektorale dhe politike kudo në vend. “Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qëndror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin. Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetaret, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektorale pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”, ka thënë Basha para demokratëve.

Më tej ai ka paralajmëruar se priten zgjedhje të parakohshme parlamentare ndaj të jeni gati.

About The Author

Related posts