Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shqiptari debat në distancë me zotin Matthews Palmer

Shqiptari debat në distancë me zotin Matthews  Palmer

 KMA NEWS / Shqiptari debat në distancë me zotin Matthews Palmer

Nga Asllan Bushati

I nderuar Zoti Palmer. Unë shtetasi amerikan (por edhe shqiptar Asllan Bushati), kam publikuar më 30 qershor të këtij  viti, në faqen time ne Facebook dhe në disa organe të shtypit të shkruar shqiptar shkrimin me titull: “Shkëlqesisë (më mirë lartmadhërisë) së tij Metthews Palmer”. Shpresoj se do ta keni parë, por edhe në se jo, (meqenëse tashmë  jeni emëruar si përfaqësues special i DASH-së për Ballkanin Perëndimor), si vazhdim i shkrimit dëshiroj të debatoj me Ju publikisht për disa probleme.Tashmë që u bë publik raporti zyrtar i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, dëshiroj t’ju bëj disa pyetje?

Zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit  në Shqipëri, pa opozitën a vazhdoni ti konsideroni  akoma si një gjë normale apo jonormale?

Mos publikimin e Dekretit të Presidentit të Shqipërisë  për zgjedhjet lokale në faqen zyrtare a vazhdoni ta konsideroni  normale dhe të ligjshme apo të pa ligjshëm?

Gjykimin e Dekreteve të Presidentit nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor (kur me Kushtetutë  e ka vetëm Gjykata Kushtetuese), a mendoni se ishte e ligjshme dhe  e pranueshme për një shtet ligjor që aspiron ti bashkangjitet BE-së?

Mos respektimi i parimeve themelore demokratike, dhunimi i institucioneve, frikësimi i administratës, rikthimi në sistemin një partiak nga Qeveria e Edi Ramës: a kanë qenë e janë shqetësuese  për Ju apo vazhdoni të mendoni se stabiliteti fals që teatron qeveria është më i rëndësishëm se demokracia funksionale që synon opozita  ne Shqipëri?

SHBA-ja në radhë të parë, por edhe BE-ja, kanë investuar shumë mjete monetare dhe mundim për bërjen funksionale të reformës në drejtësi  në Shqipëri .( Madje dukshëm ka patur synim për ta bërë atë  shembull  edhe për disa vende të ngjashme me të). Por tani që atje Gjykata Kushtetuese , Gjykata e Lartë,  organet e drejtësisë dhe të prokurorisë mungojnë e nuk funksionojnë për një kohë të gjatë duke shkaktuar një kaos të vërtetë ligjor e institucional, e konsideroni normale  apo anormale dhe Ju e vartësit tuaj në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe  a ndjeni ndopak përgjegjesi për këtë?

Raporti  OSBE-ODIHR-it hodhi dyshime të rënda mbi vetingun që është elementi më thelbsor i reformës në drejtësi, duke aluduar se gjyqtarët e prokurorët vepruan nën tutelën e vetingut e trysninë e Qeverisë Rama. Madje disa shkojnë edhe më larg duke e kunsideruar reformën ne drejtësi si “pushtimi Rama i drejtësisë”. Ju pajtoheni apo e kundërshtoni këtë qëndrim të OSBE-së?

Kryeministri i Shqipërise Edi Rama pas publikimit të raportit të OSBS-së deklaroi se “përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!”. Ju  Zoti Palmer e konsideroni se është normale dhe e qënësishme kjo deklaratë?

Ne gjykimin tim, OSBE-ODIHR, i rrëzoi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri,( në një kohë që Ju kishit deklaruar se do ti njihni ato edhe pa pjesmarrjen e opozitës).  Në këtë situatë të re pas zgjedhore Ju do të vazhdoni ti njihni ato, apo jeni në një linjë me OSBE-në?

Në se pajtoheni me OSBE-në a do të keni kurajon ti ftoni shqiptarët të dalin në zgjedhjet vendore më 13 tetor sic është paraparë në Dekretin e Presidentit?. Kaq pyetje kisha?

Shqiptarët, kanë qenë, janë e do të jenë më dashamirët  e amerikanëve në botë , sepse kanë arsye thelbësore  e të qënësishme për një gjë të tillë.Individë të ndryshëm (në të dy vendet ) mund të lozin ndonjë rol  në lartësimin apo ngadalësimin e mardhënieve, por ai është i përkohshëm. Miqësia midis popullit amerikan e shqiptar është e përjetëshme. Ajo nuk lidhet me gjëra të vogla si për shembull ku jetoj unë dhe ku jetoni ju, apo nëse unë jam dhëndër  në Korcë e ju në Beograd.

*Ish-Nënkryetar i Federatës Pan Shqiptare në SHBA, VATRA

About The Author

Related posts