Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tre vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, gruas shqiptare që mahniti botën

Tre vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, gruas shqiptare që mahniti botën

KMA NEWS / Tre vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, gruas shqiptare që mahniti botën

Ditën e sotme është shenjtërimi i Nënë Terezës dhe kjo është tashmë një festë zyrtare. Që nga 5 shtatori i vitit 2016 Nënë Tereza njihet edhe si Shën Tereza.

Nëna e njohur në të gjithë botën njihet për mrekullitë e shërimit. Ajo  “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Nuk mungoi edhe shenjtërimi i saj në një ceremoni që u zhvillua Vatikan nga Papa Françesku, ku morën pjesë dhjetëra mijëra pelegrinë nga gjitha vendet e botës.

Si sot tre vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, e shpalli Nënë Terezën “ShënTereza e Kalkutës”.

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Imzot Georgo Frendo ka dhënë një mesazh paqeje. Ai shprehet se Shqipëria është duke përjetuar një situatë tensioni, teksa bën thirrje që të jemi më vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë.

“Po përjetojmë një moment tensioni në Shqipëri.Të angazhohemi për Paqe. Le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për gjendjen”, u shpreh Imzot Frendo.

Banka e Shqipërisë ka rikujtuar edhe një herë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për një nga figurat më të shquara dhe të dashura për shqiptarët, siç është Nënë Tereza.

Në këtë ditë të shenjtërimi të madhes Nënë Terezë, nisën punimet për ndërtimin e shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin “Nënë Tereza” dhe do t’iu shërbejë nxënësve të zonës së Institutit Bujqësor në kryeqytet.

Më poshtë po iu sjellim foto nga shenjtërimi i Nënë Terezës 3 vite më parë në Vatikan:

Kush është Nënë Tereza?

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Agnese Gonxhe Bojaxhiu.  Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.

Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.

Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj. Madje ajo ka shpëtuar edhe shumë persona nga sëmundje të rënda.

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Banka e Shqipërisë ka rikujtuar edhe një herë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për një nga figurat më të shquara dhe të dashura për shqiptarët.

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Imzot Georgo Frendo ka dhënë një mesazh paqeje. Ai shprehet se Shqipëria është duke përjetuar një situatë tensioni, teksa bën thirrje që të jemi më vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë.

“Po përjetojmë një moment tensioni në Shqipëri.Të angazhohemi për Paqe. Le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për gjendjen”, u shpreh Imzot Georgo Frendo.

Disa nga thëniet e saj

1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

code it albania2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

9- Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

10- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

11- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

12- Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

13- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

14- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

15- Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

About The Author

Related posts