Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ambasadorët e huaj në Tiranë bojkotojnë kryetarët e rinj të bashkive

Ambasadorët e huaj në Tiranë bojkotojnë kryetarët e rinj të bashkive

KMA NEWS / Ambasadorët e huaj në Tiranë bojkotojnë kryetarët e rinj të bashkive

Diplomatët në Tiranë në mënyrë konfidenciale janë udhëzuar të mos kenë asnjë kontakt me kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur në 30 qershor, ku PS dhe aleatët e saj garuan të vetme dhe nuk morën pjesë partitë opozitare.

Newsbomb.al mëson se nuk ka një dokument të shkruar për këtë cështje, por ambasadorët e stafet e tyre janë udhëzuar që në udhëtimet nëpër rrethe të ndryshme të vendit të shmangin kontaktet me kryetarët e rinj të bashkive.

Dhe siç mund të jetë vënë re në këtë kohë, asnjë diplomat në Tiranë nuk ka pasur vizita në zyrat e kryetarëve të bashkive, ata të rinjtë, apo inaugurime të përbashkëta me projekte të investuara nga kompani apo vende partnere.

Është gjetur kjo formë e të shprehurit të një “legjitimiteti të cunguar” të zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe pse një gjë e tillë nuk është artikuluar asnjëherë publikisht. Nuk dihet sesa do të vazhdojë ky bojkot diplomatik për të zgjedhurit vendorë, por zyrtarët ndërkombëtarë që operojnë në Tiranë I kanë rralluar edhe daljet e tyre jashtë kryeqytetit, pikërisht për këtë fakt.

About The Author

Related posts