Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Truri i Shqipërisë po largohet jashtë shtetit

Truri i Shqipërisë po largohet jashtë shtetit

KMA NEWS / Truri i Shqipërisë po largohet jashtë shtetit

Në Shqipëri po vihet re tendenca në rritje e të rinjve për të studiuar jashtë. Protagonistë të botës akademike nënvizojnë, se fenomeni po merr përmasa shqetësuese, duke e kategorizuar atë si rrjedhje të trurit. Ata shohin si shkak të këtij fluksi në rritje, rënien e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri dhe mangësitë më tregun e punës. Zyrtarët e qeverisë nuk e shohinme shqetësim largimin e të rinjve për studime jashtë, dhe nënvizojnë se kanë marrë disa masa që u vijnë në ndihmë studentëve dhe rritjes së cilësisë së arsimit të lartë, pas protestave studentore në fund të vitit të kaluar.

Shqipëria po përballet në vijimësi me fenomenin e rrjedhjes së trurit. Dëshira për të emigruar ka prekur njerëz me përvojë dhe kualifikime të nivelit tëlartë. Së fundipo rriten edhekërkesat e të rinjve për të studiuar jashtë vendit. Zyrtarët e mirpresin dëshirën e të rinjve drejt një arsimi më cilësor, ndërsa kritikët e shohin si largim të energjive, dijeve dhe vrullit për ndryshim. Ka dy tregues mbi largimet e maturantëve jashtë vendit për të studime. Një i referohetformularit A1, që plotësohet prej tyre në fillim të vitit dhe treguesi tjetër lidhet me legalizimin e dokumentave.

“Në muajin Janar ne kemi patur formularin A1. Aty ka një rubrikë ku maturantët kërkojnë nëse do studiojnë jashtë shtetit, printimin e diplomës më përpara. Kanë qenë rreth 10 mijë matrurantë të cilët e kanë kërkuar. Nga vëzhgimet që ne kemi bërë më pas kemi vënë re se jo të gjithë shkojnë dhe e tërheqin diplomën në atë datë. Nëse në do t’i referoheshim formularit A1, trendi i kërkesës ka ardhur në rritje. Ka qenë dikur rreth 2014-ës 6 mijë, vazhdoi me 7 mijë për të maërritur në 10 mijë sivjet. Ne kemi dhe një të dhënë tjetër përmës legalizimeve. Brenda muajit Korrik dhe Gusht ne kemi patur rreth 4200 legalizime”– tha Rezana Vrapi Drejtoreshë e përgjithshme në Qendrën e Shërbimeve arsimore.

“Para 5 vitesh ka qenë diku tek 2800 persona, kurse sivjet presupozohet të jenë diku tek 5 mijë”– pohon Klodian Muço, pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

“Trendi ka ardhur në rritje i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë në SHBA. Në bazë të statistikave të vitit të kaluar janë 884 studentë shqiptarë. Me përqindje mund të them se në 5 vitet e fundit kemi një rritje me afro 40%”- shprehet Aida Hudhri, këshilluese në qendrës EDUCATIONUSA.

“Siç dihet dhe nga statistikat e botuara, Shqipëria klasifikohet ndër vendet, që kanë numrin më të madh të studentëve për frymë të popullsisë në botë, që studiojnë jashtë vendit”- pohon Selami Xhepa President i Universitetit Europian të Tiranës.

Zyrtarë të ministrisë së arsimit sportit dhe rinisë nuk shohin asnjë problem në këtë trend në rritje të të rinjve shqiptarë për të studiuar jashtë.
“Me të drejtën e individit për të eksploruar, për të provuar arsim ndryshe, nuk më duket se është ndonjë shqetësim shumë i madh,nëse një individ kërkon që në një moshë të caktuar të lëvizë. Në të gjithë botën studentët bëjnë dhe programe shkëmbimi që quhen”– argumenton Rezana Vrapi Drejtoreshë e përgjithshme në Qendrën e Shërbimeve arsimore.

“Është normale të jesh pjesë e një shoqërie të hapur dhe të ballafaqohesh me pjesën tjetër të botës. Por kur kjo merr përmasat dhe trajtat e një fenomeni masiv”-thotë Selami Xhepa President i Universitetit Europian të Tiranës.

“Ajo që mua më shqetëson në fakt nuk është thjesht pse ata largohen, sepse kush nuk është ai që nuk do donte të studionte mirë. Problemi është që ky kontigjent fëmijësh nuk kthehet më”– shprehet Nevila Xhindi, Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Ministria e arsimit nuk pranoi të japë intëervistë me kamera për këtë çështje dhe i dërgoi përgigjet me shkrim Zërit të Amerikës. Ajo sqaron se qëllimi kryesor i të rinjve mbetet shkollimi cilësor i tyre dhe se kërkesa për shkollim jashtë po përdoret gjithnjë e më pak si mundësi emigrimi.

Ministria e arsimit e sheh pranimin e të rinjve në universitete jashtë, si mundësi të shkëlqyer të zhvillimit të kapitalit human i cili është kaq i nevojshëm për vendin tonë, siç argumenton ajo.
“Washington University ka kryer një studim, përsa i përket zhvillimit të kapitalit human. Nga kjo është parë që Shqipëria është vendi, që ka patur regresin më të madh, përsa i përket zhvillimit të kapitalit human. Praktikisht Shqipëria në 1990 ka qenë në vendin e 75 dhe në 2016 ka humbur plot 26 vende”– shprehet Klodian Muço, pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

“Në auditoret tona kryesisht mbizotëron mediokriteti. Bibliotekat janë shteruese, janë biblioteka shumë të kufizuara në gjuhë. Ne në auditoret tona literaturat dallojnë të 20 viteve më parë, pavarësisht udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit që duhet përditësuar literatura, dhe që ajo të jetë e 5 viteve të fundit. Pra auditori ynë është vazhdon të jetë i ngurtë. Buxheti për arsimin në Shqipëri zë vetëm 3% të prodhimit të brendshëm bruto. Pavarësisht premtimeve për t’a rritur ne bëjmë të kundërtën nga viti në vit e zbresim. Dhe të mendosh që brenda shifrës 3% buxheti që zë arsimi i lartë është 1% dhe hapësira që zë kërkimi shkencor është diku tek 0.2%”– argumenton Nevila Xhindi, Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

“Komisioni Europian ka bërë një mori rekomandimesh të cilat shkojnë që nga puna e vetë stafeve akademike, që ka të bëjë me programet mesimore, me cilësinë e mësimdhënies, mënyrën e dhënies së mësimit që është fondamentale në formimin e aftësive të studentëve për tregun e punës dhe deri tek instrumentat e ndërhyrjes politike nga ana e qeverisë” – pohonSelami Xhepa President i Universitetit Europian të Tiranës.

Në dhjetor të vitit të kaluar studentët shqiptarë vërshuan në një protestë disa javore mekërkesa të qarta për qeverinë që nga rritja e buxhetit për arsimin në 5% të prodhimit të brendëshëm bruto, përmirësimin e kushteve të jetësës në konvikte, përgjysmimin e tarfiave të studimit, ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane, vlerësimin e performancës në mësimdhënie, pajisjen me kartë studenti etj. Qeveria hartoi paktin për universitetin dhe filloi dialogun me ta, mori përsipër disa përgjgjësi dhe disa të tjera jo.
“Pa i lënë fajin askujt përgjegjesinë e marr vetë. Kjo protestë ka qenë shuplakë për qeverinë. 5 përqindshi i buxhetit ka qenë një angazhim i yni në vitin 2013. Nuk e kemi realizuar dot, për një mijë e një arsye që s’do të rri tua shpjegoj. Në vitin 2017 nuk e kemi më si program afatshkurtër, sepse është i pabëshëm”– u shpreh Edi Rama, Kryeministëri Shqipërisë gjatë dialogut më studentët në dhjetor të vitit të kaluar.

Dhe në pikun e protestave qeveria miraton në dhjetor të vitit 2018, programin buxhetor afatmeësm 2019- 2021 ku vihet re se buxheti për arsimin vjen në ulje, nga 3.3% e prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2019 në 3%në vitin 2021.

Protagonistë të botës akademike e lidhin fenomenin në rritje tëkërkesave të të rinjve për të studiuar jashtë, tek mungesa e besimit në sistemin arsimor në vend. Në përgjigjet me shkrim që Ministria e arsimit i dha Zërit të amërikës, vuri theksin në miratimin e disa vendimeve ngakëshillit i ministrave pas protestave studentore,me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
“Këto vendime kishin në fokusmbështetjen financiare të studentëve nëpërmjet bursave, përgjysmimin për të gjithë studentët e ciklit të parë apo përjashtimin për kategori të caktuara të studentëve nga tarifa maksimale e shkollimit dhe përcaktimin e kategorive që përfitojnë përgjysmim e tarifës për ciklin e dytë të studimeve. Ndërsa disa akte nënligjore kishin në fokus rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe vlerësimin e performancës mësimore të stafit akademik. Për herë të parë iu ofrua mundësia që studentët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të Bordit të Administrimit të IAL-së( Institucioneve të Arsimit të Lartë)”– thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Arsimit për Zërin e Amerikës.

Ministria e arsimit veçon ndër të tjera si mbështetje për të rinjtë, dhe fondin e ekselencës që mbulon shpenzimet e shkollimit për maturantët dhe studentët e shkëlqyer në Universitetet brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa në fillim viti qeveria ju ofroi studentëve ekselentë mbi 800 vende pune në administratën shtetërore.

E megjithë trendin në rritje të të rinjve që studiojnë jashtë Shqipërisë, ende nuk ka statistika zyrtare për ata që kthehen. Studiuesit thonë se bazuar në barometrin e opinionit publik,90% e atyre që arsimohen jashtë nuk kthehen.
“Përgjatë viteve që kam jetuar në Shqipëri, më është dashur të ndihmoj shumë studentë që kërkojnë të studiojnë jashtë Shqipërisë. Të gjithë ata që donin të iknin, nuk pretendonin të ktheheshin në Shqipëri”– pohon Klodian Muço, pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

“Mundësitë që ka një student që studion jashtë vendit, janë më të shumta dhe tregu i punës është më i hapur dhe më i favorshëm”– thotë Egli Bogdani, student në Universitetin e Saarlandes në Gjermani.

“Kur ti arsimohesh me vlera 80 mijë dollarë në vit nuk është incentivë të vish të punosh në administratën publike me 50 mijë lekë pagë në muaj” – argumenton Nevila Xhindi, Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

“Paga në Shqipëri është sa 1/4 e pagës mesatare në vendet e Bashkimit Europian”– thotë Klodian Muço, pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

E megjithatë Ministria e arsimit nuk e sheh pengesë pagën për kthimin e atyre që kanë studiuar jashtë.
“Paga nuk është pengesë për kthim.Ka shumë punonjës në ministri të cilët kanë studiuar jashtë dhe sot janë kthyer dhe punojnë në Shqipëri. Nevojat e tregut të punës janë reale për rrjedhojë nuk shohim pengesa”– thuhet në përgjigjet me shkrim të Ministrisë së Arsimit për Zërin e Amerikës.

“Tregu i punës në Shqipëri nuk pasqyron nevojën që sot ka industria. Një treg që nuk i thërret inovacionit. Një treg që nuk i thërret industrive të reja. Nuk shkon drejt profesioneve që do ndrijnë në 10 vitet e ardhshme”– shprehet Nevila Xhindi, Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

“Fokusi i nismave të MASR dhe IAL-ve është në forcimin e lidhjeve të universiteteve dhe ndërmarrjeve të biznesit dhe sigurimin e një tregu të hapur për kapitalin njerëzor e të kualifikuar në Shqipëri. Në këtë drejtim po zhvillohen disa projekte dhe programe bashkëpunimi. Do të nënvizoja këtu projektin GRADUA, që financohet në kuadër të programit Erasmus”– thotë Ministria e Arsimit.

“Një vend me burimetë varfra si Shqipëria financon në mënyrë të sforcuar një brez të ri që do të bëhet pjesë e tregut europian. Fjala vjen ne i mbushim auditorët me mjekë me infermierë të cilët sapo shkojnë,prioritet të parë kanë aplikimin në Gjermani dhe mësimin e gjuhës gjermane”– pohonSelami Xhepa President i Universitetit Europian të Tiranës.

Shqipëria po përballet si me trendin në rritje të të rinjve që duan të arsimohen jashtë vendit ashtu dhe me rritjen e numrit të atyre që pasi janë arsimuar në institucionet arsimore shqiptare, kërkojnë një treg pune në Europë dhe më gjerë. Kritikët thonë se në një vështrimafatgjatë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë do t’i mungojë vendit dhe se kjo rrjedhjetruri herët a vonë do të krijojë pasojat e veta.

About The Author

Related posts