Dhjetor 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përfundon operacioni i kërkim shpëtimit, 50 viktima dhe mbi 750 të lënduar

Përfundon operacioni i kërkim shpëtimit, 50 viktima dhe mbi 750 të lënduar

KMA NEWS / Përfundon operacioni i kërkim shpëtimit, 50 viktima dhe mbi 750 të lënduar

Ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në qarkun e Durrësit, duke lënë pas tragjikisht 50 viktima,   trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundje ka pas edhe gjatë natës. Të fundit janë nxjerrë të pajetë Ilir Lala në Kënetë të Durrësit si dhe Xhuljeta Gjonaj nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh na lagjen e njohur ndryshe si dy gjelat.

Në përfundim të operacionit të emergjencës me efektiv vendas e ndërkombtar të ardhur nga vendet fqinje e më gjërë rezulton se numri i viktimave ka shkuar në 50, pas tërmeti që goditi në mëngjesin e së martës vendin tonë, me magnitudë 6.4, dhe me një intesitet deri në 9 ballë në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Policia ka identifikuar 48 prej viktimave, ndërsa mbeten dhe identitetet e dy grave që nuk janë identifikuar ende.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan për më shumë se 3 ditë, ku fatmirësisht u arritën që të gjendeshin të gjallë rreth 50 persona, të cilët po marrin mjekim në spitalet brenda dhe jashtë vendit. Ajo që e bën edhe më tragjike situatën është fakti se mes viktimave janë shuar familje të tëra, siç ishte familja Reçi, apo familja Lala që humbi 8 prej anëtarëve të saj.

Në operacionet e kërkim shpëtimit dhanë një ndihmë ekspertë të shumtë të huaj që asistuan në vendin tonë, si ekipet e ardhura nga Kosova, Italia, Greqia, Zvicra, Rumania, Serbia dhe vende të tjera, të cilat ishin të pajisur me mjete dhe me logjistikë për tiu ardhur në ndihmë personave poshtë rrënojave.

Në Durrës, në total 24 viktima , të identifikuar si më poshtë :
1-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .
2- Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.
3-Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .
4-Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13
5-Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.
6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13
7-Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18
8-Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18
9-Sehadete Lala, 04.02.1940, gjetur në L 18
10-Diena Karanxha, L 18
11-Eduart Reçi L 18
12-Shemsedin Abazi gjetur L13
Dolora Reçi, 49 vjeë lagja Nr.18
Klaus Reçi, vjeç 21. Lagja Nr.18.
15.Griselda Lala vjeç 22, lagja Nr. 17
16.Rozeta Maçja vjeç 59,lagja Nr.18
17 Sotiraq Misho,vjeç 49, lagjja 13
18.Nafije Haziz Rexhepi vjeç 10.09.1945 lagja 6
19.Marjeta Isuf Lala 08.10.1988 lagja 18
20.Emilio Albert Lala 7 vjec lagja 18
21.Dionis Albert Lala 30.01.2018 lagja 18
22.Dionisa Albert Lala 30.01.2018 lagja 18
23. Ilir Lala
24. Xhuljeta Gjonaj
Krujë – 22 persona në total, të identifikuar si më poshtë:
1-Bukurije Leka
2-Erisa Cara
3-Ariela Lala 4 vjeç
4-Fatmira Cuka 44 vjeç
5-Selvie Lala 77 vjeç
6-Saimir Greku
7-Sardi Cuka 18 vjeç
8-Hajrie Vata 65 vjeç
9-Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
10-Drita Cakoni 58 Vjeç
11-Pëllumb Greku 57 Vjeç
12-Çelike Grupieku 57 Vjeç
13- Hajredin Çupi, 66 Vjeç
14-Kastriot Cakoni, 58 vjeç
15- Fatmira Cara vjeç 54
16- Hasan Cara vjeç 16
17-Roledi Vata vjeç 3
18-Suada Hysa vjeç 18
19-Ankthi Cara vjeç 65
20-Adelina Kabili vjeç 20
21-Almir Cara vjeç 26
22- Stela Zvergeci vjeç 20
Lezhë: Evis Hoxholli 32 vjec, hedhur nga lartësia për shkak të panikut
Kurbin : Kristjan Preçi 26 vjeç, dëmtuar gjatë tërmetit dhe humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spita.

Një ditë pas tërmetit kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Tiranë dhe Durrës. Ndërsa 27 nëntorit e shpalli ditë zie kombëtare.

About The Author

Related posts