Dhjetor 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tragjedia e tërmetit 24 viktima, 20 të zhdukur dhe 650 të lënduar

Tragjedia e tërmetit 24 viktima, 20 të zhdukur dhe 650 të lënduar

KMA NEWS / Tragjedia nga tërmeti 24 viktima, 20 të zhdukur dhe 650 të lënduar

Tërmeti i fuqishëm që goditi ditën e djeshme Shqipërin duke shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale, ku bëhet fjalë deri në momentet e tanishme për 24 viktima, 650 të lënduar, 20 të zhdukur dhe 47 të shpëtuar, ka ngjallur panik të madh tek të gjithë shqiptarët. Grupet e emergjencës vijojnë ende kërkimet në Thumanë dhe Durrës pasi dyshohet se 20 persona janë ende të humbur. Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijojnë kontrollet mes gërmadhave në zonat: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër kryqit të kuq dhe te Vila Palma po në Durrës dhe në zonën e Thumanës.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

About The Author

Related posts