Dhjetor 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Në Shqipëri ka çdo ditë tërmet: Deputeti është injorant, shoku niset me kamion për Angli ndërsa vendin e Shtetit Social e zë Elvis Naçi

Në Shqipëri ka çdo ditë tërmet: Deputeti është injorant, shoku niset me kamion për Angli ndërsa vendin e Shtetit Social e zë Elvis Naçi

KMA NEWS / Në Shqipëri ka çdo ditë tërmet: Deputeti është injorant, shoku niset me kamion për Angli ndërsa vendin e Shtetit Social e zë Elvis Naçi

Nga Ronaldo Daja

Duke degjuar zonjen ne ekran teksa fliste m’u kujtua ajo shprehja qe shpesh ma permendin prinderit: “Ne kohen tone behej shkolle, ju tani me shume talleni”.

Zonja Luljeta ka folur per me shume se nje ore me fakte dhe te dhena per shkaqet e demtimeve ne banesa, per cilesine e ndertimeve, per procedurat qe duhet te ndiqeshin per ndertimin e tyre etj. Fliste me nje pasion dhe kthjellesi te frikshme per moshen e saj qe te nxiste deshiren per te ndjekur nje shkolle te dyte per inxhinieri.

Po me vinte turp qe nuk kisha degjuar me pare per zonjen Luljeta. Me disa kerkime ne internet mesova qe kishte botuar me shume se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambrige dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qofte dhe nje botim te vetem.

Nuk kisha informacion per Luljeten sepse nder vite jam mesuar qe ne televizone Lorenc Vangjeli, te beje analistin politik,analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin , kamarierin, gjithologun. Ne portalet e gazetat tona kam lexuar per Zogun e Tiranes, per promovimin e librit te Angela Martinit, per librin me receta te Arbanes ku nje pjate shkon 2000 leke te reja.

Kam lexuar per telefonin 7000$ te Kujtim Gjuzit, dhuratat qe i beri Blendi goces per ditelindje, per breket e Noizyt apo se cfare hengri Mamaqi per dreke. Jo me larg se dje nje biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte te behej nje oligark si Mane dhe duke e mbyllur se Kastrati ishte Kastrioti modern.

Ne vendin tone perjetojme termete cdo dite. Termet eshte kur lepiresi partiak te ze vendin e punes, termet eshte edhe kur te shfrytezojne ne pune cdo dite, pa orar, pa te drejte per te ngritur zerin, pa kontrata te mirefillta.Termet eshte kur perballesh dhe me pedagoge te paafte, nepunes servile, deputete injorante. Termet eshte kur merr vesh qe shoku i ngushte eshte nisur me kamion per ne Angli, kur sheh qe vendin e lulishtes se fundit ne lagjen tende e ka zene nje gradaçele, kur vendin e Shtetit Social e ze Elvis Naçi, kur nje shtet me rreth 3 milion banore nuk ka qofte edhe nje qen te vetem per kerkim-shpetim.

Termet eshte edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosoves mobilizohet me shpejt, eshte me e pajisur dhe pergatitur e perseri termet do jete kur jo me larg se veren e ardhshme atyre qe sot quajme vellezer do i dyfishojme çmimet e hoteleve dhe sherbimeve.

Nuk eshte termet si ai i mengjesit te 26 Nentorit, ama te vret ngadale, çdo dite pa e kuptuar.

About The Author

Related posts